Partnerët

 
  • KIPRED

    Misioni i Institutit Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) është promovimi dhe konsolidimi i demokracisë dhe i vlerave demokratike në Kosovë dhe në rajon përmes hulumtimeve të pavarura, zhvillimit të kapaciteteve, dhe ndërtimit të institucioneve.

    Objektivat e KIPRED-it janë:

    • Të bëjë dhe të zhvillojë hulumtime të pavarura të politikave publike në fushën e qeverisjes demokratike, dhe të çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe të sigurisë;
    • Të ndikojë në proceset e politikë-bërjes publike;
    • Të ndërtojë institucione përgjegjëse publike;
    • Të ofrojë mësime të nxjerra në ruajtjen e paqes, ndërtimin e paqes, ndërtimin e institucioneve, zhvillim dhe tranzicion pas konflikteve;
    • Të ofrojë burime për zhvillimin e hulumtimeve profesionale dhe analizave cilësore në politikat publike dhe shkencat shoqërore.

    Puna e KIPRED-it mbështetet në vlera parimore siç janë: sundimi i parimeve demokratike; paanshmëria e plotë; bashkëpunimi me institucionet publike dhe grupet e qytetarëve për promovimin e demokracisë; dhe bashkëpunimi me institucione të natyrës së ngjashme, si vendore, rajonale ashtu edhe ndërkombëtare.

  • OJQ “SYRI I VIZIONIT”

    OJQ "Syri i Vizionit"(SiV), në radhë të parë ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosovë, sidomos në rajonin e Pejës. Në përpjekjet e saj të vazhdueshme për zbatimin e praktikave demokratike, SiV, vë theks të veçantë në promovimin e qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes në sferat e shumta të jetës qytetare.

    Në praktikë, çdo projekt që implementohet nga OJQ "Syri i Vizionit" kërkon të krijojë lidhje të qëndrueshme ndërmjet autoriteteve komunale dhe akterëve të shoqërisë civile në nivel institucional si dhe individual.

    Objektivat SiV-it janë:

    • zhvillimi, ofrimi dhe shpërndarja e informacionit të besueshëm dhe të testuar për qytetarët;
    • nxitja e ndërgjegjësimit publik mbi çështjet substanciale dhe urgjente shoqërore në mesin e një publiku të gjerë me anë të veprimeve të ndërgjegjësimit;
    • pajisja e qytetarëve me avokim të mjaftueshëm, lobim dhe rrjete për të ushtruar aftësitë dhe të drejtat e tyre themelore si dhe për të sfiduar institucionet qeveritare.