Projekti

 

Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) së bashku me partnerin zbatues për rajonin e Pejës, OJQ “Syri i Vizionit” (SiV), janë duke realizuar projektin “Përmbushja e kërkesave të BE-së për qeverisje të mirë, për Integrimin e mëtejshëm Evropian të Kosovës”. Ky projekt përkrahet dhe financohet nga Komisioni Evropian, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qëllimi i këtij projekti është që të monitorohen gjashtë fusha relevante nga sfera e sundimit të ligjit në Kosovë:

  1. Demokracia, funksionimi i institucioneve dhe sundimi i ligjit;
  2. Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit me fokus rendin publik dhe sigurinë;
  3. Menaxhimi i kufijve në lidhje me krimin e organizuar, duke përfshirë migracionin e parregullt dhe trafikimin e qenieve njerëzore;
  4. Bashkëpunimi për zbatimin e ligjit;
  5. Sistemi gjyqësor (Bashkëpunimi i sistemit gjyqësor në çështjet penale duke u fokusuar në rastet e krimit të organizuar); dhe
  6. Luftimi i pastrimit të parave.

Përveç monitorimit, KIPRED dhe SiV do të angazhohen edhe në përpilimin e rekomandimeve për akterët relevant vendor dhe ndërkombëtar në përmirësimin e gjendjes në fushat e lartëcekura, si dhe publikimin e barometrit për matjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

Objektivi i projektit është të kontribuojë për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe mbështetjen e procesit të integrimit në BE, përmes pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes dhe të politikave në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Konkretisht, objektivat specifike të projektit janë:

  • Analizimi dhe vlerësimi i punës së pushtetit qendror dhe lokal si dhe të sektorit gjyqësor nëpërmjet hartimit të raporteve faktike të monitorimit lidhur me përmbushjen e kërkesave të BE-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
  • Monitorimi, ndarja e njohurive dhe informatave përmes debatit publik dhe duke botuar një sërë treguesish në “Barometrin e Kosovës-BE-së për sundimin e ligjit”, lidhur me përmbushjen e kërkesave të BE-së;
  • Rritja e ndërgjegjësimit dhe presionit, duke shfrytëzuar debatet publike dhe mediat për të avokuar për llogaridhënien e qeverisë në përmbushjen e kërkesave të BE-së në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
  • Rritja e kapaciteteve dhe njohurive të grupeve të synuara për të pëmbushur kërkesat e BE-së në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
  • Rritja e kapaciteteve të sektorit të qeverisë së Kosovës në përmbushjen e angazhimeve të tyre përmes pjesëmarrjes në grupet për hartimin e politikave dhe ligjeve në përputhje me acquis të BE-së;
  • Fuqizimi i rolit të shoqërisë civile për të avokuar për akterët vendor dhe ndërkombëtar në rritjen e përgjegjshmërisë dhe përmbushjen e Qeverisë së Kosovës për angazhimet e tyre të BE-së;